Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Sherr në Durrës, dy pushues përplasen fizikisht me punonjësin e çadrave
                            Pas sherrit mes dy biznesmenëve në plazhin e Ksamilit, një tjetër përplasje e dhunshme është regjistruar pasditen e sotme në plazhin e Kavalishencës në Durrës. Në konflikt janë përfshirë dy pushues dhe punonjësi që kujdeset për mirëmbajtjen e çadrave. Sherri ka nisur kur dy të rinj, që po luanin me top pranë zonës së çadrave, janë paralajmëruar nga punonjësi i plazhit që të ndalonin lojën, pasi po shqetësonin pushuesit e tjerë. Kjo ka sjellë përplasje verbale dhe më pas fizike. Në foton e mëposhtme duket punonjësi i cili është përplasur në tokë nga pushuesit.