Qeveria “fut në shkollë” bashkitë, Akademia e Pushtetit Vendor do të trajnojë administratën lokale

Qeveria “fut në shkollë” bashkitë, Akademia e Pushtetit Vendor do të trajnojë administratën lokale

Pasi nisi një aksion që e quajti ‘shkundjeje’ të bashkive të vendit, e që kulmoi me largimet e dhjetëra drejtorëve, nënkryetarëve, e administratorëve të njësive vendore, qeveria do të ndihmojë në trajnimin edhe të pasardhësve të tyre. Bëhet fjalë për krijimin e Akademisë së Pushtetit Vendor, një strukturë me kompetenca të përbashkëta me bashkitë që do të trajnojë në mënyrë të vazhdueshme të gjithë punonjësit e administratës, nga kryetari e deri tek punonjësi më i thjeshtë në bashki. Akademia do të drejtohet nga një komitet i përbërë nga përfaqësues të bashkive dhe nga qeveria, përmes Ministrit të Pushtetit Vendor, Arbjan Maznikut që do të jetë në krye të kësaj nisme. Vendimi parashikon kontribut financiar nga të gjitha bashkitë për funksionimin e kësaj akademie, ndërsa vetë...