Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn

Ekipi në Qipro e mban peng, dy ekipe të Superiores në garë për të firmosur me Rudolf Turkajn

Jemi në kohë merkato dhe ekipet e Superiores janë në lëvizje për të përforcuar organikën e tyre. Rastet e lojtarëve që janë pa kontratë janë të preferuarat e skuadrave tona dhe e parë në këtë prizëm, një rast si Rudolf Turkaj nuk mund t’i shpëtonte nga orbita. Mbrojtësi 30-vjeçar e njeh mirë elitën e futbollit shqiptar ka qenë pjesë e Superiores duke shkëlqyer me Laçin për disa sezone. Ishin pikërisht ndeshjet e zhvilluara me Lacin në nivel të lartë që e dërguan këtë lojtar në Francë, teksa firmosi me Martigues, atje ku luajti për një sezon. Për shkakun e një dëmtimi, Turkaj nuk e shfrytëzoi dot këtë mundësi dhe më pas shkoi në Kosovë, te Suhareka. Aktualisht është pa kontratë, por në bazë të informacioneve...