“Conte, trajner i jashtëzakonshëm. Po rivalizon denjësisht me Interin, që vlen tri-katër herë më shumë”

“Conte, trajner i jashtëzakonshëm. Po rivalizon denjësisht me Interin, që vlen tri-katër herë më shumë”

Në një intervistë për “Radio Capri”, legjenda e trajningut italian Arrigo Sacchi foli për momentin aktual të Napolit dhe në përgjithësi garën për titull, ku Napoli po përpiqet të qëndrojë në hap me Interin. Për Napolin: “Ka bërë shumë mirë, sepse po jep gjithçka që posedon. Kur ndodh kjo, hiqini kapelen…” Për Milanin: “Fatkeqësisht, shumë lojtarë kanë humbur motivimin dhe nuk janë më një skuadër. Shpresoj që të rikthejnë shpirtin e duhur. Conceição është trajner i mirë, por ka gjetur një situatë të vështirë. Në karrierën time gjithmonë kam zgjedhur lojtarë të besueshëm dhe inteligjentë. Ju napoletanët keni pasur fatin të merrni një trajner të madh. Antonio Conte është i jashtëzakonshëm, ka bërë një kryevepër, pavarësisht rezultatit përfundimtar të sezonit. Te Milani, ndoshta janë blerë lojtarë...