Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Udhëheqësi Ram, si gjeli në majë të inceneratorit që sulmon Gjelin e Thethit II
                            Nga Ilir DAKO Udhëheqësi Ram në kuadër të turit të tij misionar, pasi shkarkoi gjithë xhiinsin e drejtorëve, nënkryetarëve dhe funksionarëve lokalë nëpër bashkitë e Shqipërisë, ju turr policisë dhe më pas kërcënoi sërish prokuroren Gjeli.  Misionari i përzgjedhur  nga i plotëfuqishmi për shpëtimin e shpirtrave të shqiptarëve nga mëkatet e demokracisë ka vendosur ta kyçcë këtë nocion të gabuar, këtë sistem skandaloz, duke vënë gjithçka nën sistemin e tij unilateral. Tani tërë pushteti i shqiptarëve do të burojë nga dora e udhëheqësit Ram, i cili ka marrë përsipër të ushtrojë të gjitha fuqitë e tij hyjnore mbi pushtetet e pavarura nga komanda e ekzekutivit. Pas pushtetit ekzekutiv mori pushtetin lokal dhe me dashuri sublime po kërcënon pushtetin gjyqësor. Ky është udhëheqësi Ram, Mesia i...