Anulohet koncesioni Milot-Balldre, MIE: Ofertat e dorëzuara nuk përmbushin kërkesat

Anulohet koncesioni Milot-Balldre, MIE: Ofertat e dorëzuara nuk përmbushin kërkesat

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë anuloi procedurën e koncesionit me objekt  “Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe transferim i segmentit rrugor “Milot-Balldre” nën argumentin se asnjë ofertë nuk përmbushte kërkesat.Njoftimi i publikuar këtë të hënë në buletinin e APP vlerëson se njoftimi për operatorët që morën pjesë në këtë fazë të parë është bërë në datë 19 qershor.Ftesa për koncesionin u bë në fund të vitit të shkuar ndërkohë që u mbyll në 10 mars. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për disa muaj shqyrtim aplikimet e dorëzuara nga disa kompani por në fund vendosi anulimin.Vlera e koncesionit sipas publikimit të procedurës ishte 364 milionë euro pa TVSH për një kohëzgjatje kontrate 35 vjet.  “Gjurma e propozuar e rrugës “Milot-Balldre” fillon në nyjen e Milotit, ku...