Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Kemi kulla 300-vjeçare pa leje”, urbanisti zbulon problemet e pronësisë në Theth
Urbanisti Imeldi Sokoli zbuloi në “Ditarin e fundjavës” me Erion Dushin, në A2 CNN, problematikat e pronësisë me të cilat përballen banorët e Thethit, në një kohë kur IKMT prej një jave ka nisur një aksion për shembjen e objekteve të ndërtuara pa leje në zonë. Sokoli sqaroi se në disa zona rurale malore, përfshirë Thethin dhe Vermoshin është zbatuar e drejta zakonore e ndarjes së pronës dhe ndaj nuk ka regjistrim fillestar të saj. “ASHK apo çdo institucion paraardhës i kësaj agjencie, apo Hipotekës në gjuhën popullore ka dështuar në mënyrë që të bëjë një ndarje pronësie me pronat tradicionale të zonës. Pse ka dështuar kjo? Sepse ato territore, ato zona kanë zbatuar të drejtën zakonore. Pronat atje, është një rast specifik si Thethi,...