Burimi: 
								Argjiroja.net
								
							
                                    Foto © Argjiroja.net                                
                            Bylisi i paplotë në organikë, pret Brunon dhe Ibrahimin
                            Bylisi tashmë e ka rritur dozën, dy seanca në ditë dhe ushtrime me topin, por edhe ngarkesa fizike. Mallakastriotët duket se tashmë janë të fokusuar te faza përgatitore, ku duket se nga sot do të nisin edhe ushtrimet në palestrën e forcës. Në Ballsh ende nuk kanë mbërritur të gjithë lojtarët e huaj, sepse priten edhe nigeriani që luan në sulm, Mustafa Ibrahim apo dhe braziliani në qendër të mbrojtjes, Bruno. Të dy janë me kontratë, ndërsa klubi aktualisht po shqyrton ofertat për 3- 4 lojtarë titullarë, të cilët kërkohen nga klube brenda dhe jashtë vendit. Ajo që bie në sy është serioziteti dhe angazhimi nga hallkat në klub, ku siç dihet këtë sezon, Bylisi i ka nisur përgatitjet shumë herët, krahasuar me një sezon...