Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Tërmeti” i Ramës
Nga Rajmonda Basha E premtja për kryeministrin Edi Rama nuk ishte thjesht një ditë pune: ishte një sinjal alarmi për çdo hallkë të pushtetit vendor. Takimi ishte i gjatë shumë, por mesazhi ishte i qartë: koha e justifikimeve ka marrë fund. Për kryebashkiakët, dita nisi me paralajmërime dhe përfundoi me përgjegjësi të rënda mbi supe. Për vartësit e tyre, situata u kthye në një “tërmet” administrativ. Sepse për shumë prej tyre, puna që nuk u bë, tashmë do të paguhet me largim nga detyra. Me një urdhër të prerë, kryeministri kërkoi shkarkimin e të gjithë nënkryetarëve të bashkive në vend. Por nuk ndalet aty. Deri të hënën, të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të jenë jashtë zyrës. Nga Durrësi, në një takim me kryetarët...