Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Sali Berisha paralajmëron pazarin e ri me Edi Ramën, nga Reforma Zgjedhore te shkrirja e SPAK, ja dy pikat kryesore…
Elmas Bogdani Pavarësisht ironisë së situatës dhe deklaratave të ashpra për “qeverinë ilegjitime”, ish-kryeministri Sali Berisha sinjalizoi dje mundësinë e një bashkëpunimi me Partinë Socialiste, duke lënë derën hapur për një tryezë me kryeministrin Edi Rama. Në një dalje për mediat nga selia blu, kreu i Partisë Demokratike pranoi se Reforma Zgjedhore është një proces që kërkon dialog politik, edhe me ata që ai vetë i akuzon për vjedhje zgjedhjesh. “Reforma zgjedhore bëhet nga partitë politike, nuk them që PS nuk është parti e spektrit politik në vend. Me PS mund të ulemi, me qeverinë jo, sepse nuk ka legjitimitet,” tha Berisha, duke tentuar të bëjë një dallim të paqëndrueshëm mes Ramës si kryeministër dhe PS-së si forcë politike, pavarësisht se janë një e njëjta...