Elseid Hysaj kalon testet mjekësore te Lacio, Bashi edhe zyrtarisht pjesë e Katanxaros

Elseid Hysaj kalon testet mjekësore te Lacio, Bashi edhe zyrtarisht pjesë e Katanxaros

Adriatik BALLA Lojtarët shqiptarë që luajnë në Itali janë bërthama e skuadrës përfaqësuese. Natyrisht jo të gjithë, por një pjesë e madhe e Kombëtares tonë luajnë me klube të Serisë A italiane dhe kjo ka efektet e veta pozitive, pasi kampionati italianë shtë një nga 3-4 më të mirët në botë dhe klubet ku aktivizohen lojtarët tanë janë emra të njohur të futbollit europian. Ditët e fundit vëmendjen kryesore nga ky kontigjent e ka patur mesfushori Kristjan Asllani, që llogaritet se do të shitet nga Interi, por lojtari ende nuk ka dhënë sinjale që dëshiron të shkëputet nga fanella zikaltër. Ndërkohë, dje pati lajme pozitive për dy lojtarë shqiptarë që luajnë në Itali, për veteranin Elseid Hysaj që u fut në testet mjekësore të klubit...