Spiropali në Sofje: Investimet bullgare në Shqipëri janë të mirëpritura

Spiropali në Sofje: Investimet bullgare në Shqipëri janë të mirëpritura

Kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali,  ndodhet në vizitë dy ditore zyrtare në Bullgari, ku ka mbajtur një deklaratë për media së bashku me homologen e saj, Nataliya Kiselova. Në fjalimin e saj, Spiropali e vuri theksin te bashkëpunimi i ngushtë që ka Shqipëria dhe Bullgaria, ashtu sikurse mbështetja e kësaj të fundit për vendin tonë. Spiropali u ndal dhe tek rrugëtimi i Shqipërisë në unionin evropian, duke e cilësuar se vendi ynë është pararojë për rrugën drejt Bashkimit Evropian. “Procesi i integrimit të Shqipërisë, siç e thatë ju po shkon mbarë. Shqipëria në fakt, është një vend pararojë, ndër vendet kandidate për Bashkimin Evropian në Ballkanin Perëndimor. Ne jemi shumë të vetëdijshëm që ky është një proces i bazuar në meritë, edhe në reformat e...