Juventus synon të marrë yllin 23-vjeçar gjerman, miqësorja e 10 gushtit vulos marrëveshjen

Juventus synon të marrë yllin 23-vjeçar gjerman, miqësorja e 10 gushtit vulos marrëveshjen

Emri i Karim Adeyemi është shfaqur sërish në Continassa. Sulmuesi 23-vjeçar i Borussia Dortmund është rikthyer në modë te Juventus, ndërkohë që po i afrohet skadimit të kontratës me skuadrën verdhezi. Për pasojë, Borussia po dëgjon çdo ofertë që vjen për të dhe kjo mund të jetë vera e duhur për ta shitur atë. Verën e kaluar bardhezinjtë provuan ta sjellin në Serie A, por pa sukses. Kërkesa e lartë ekonomike për ta transferuar atë nga Dortmund u bë pengesa kryesore. Karim gjithmonë e ka parë me një sy tjetër Serie A dhe në veçanti Juventus, që synon të bëjë këtë vit atë hap që mungoi vjet. Kështu, Pas Jonathan David, Juve po kërkon një alternativë të besueshme, duke qenë se çështja Sancho po zgjatet....