Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“Mos u shqetësoni fare, Egnatia nuk na surprizon dot”! Në Poloni na presin për turin e dytë të Champions League: Shqiptarët ishin kaotik
Egnatia ka arritur të fitojë në ndeshjen e parë, në turin e parë të Champions League kundër Breidablik në shifrat 1-0. Goli i Grudës mjaftoi që kampionët e Shqipërisë të kenë një avantazh të lehtë për ndeshjen e kthimit kundër islandezëve. Por nëse Egnatia e mbyll detyrën me sukses deri në fund, atëherë do të përballet në turin e dytë të Champions League ndaj Lech Poznan, kampionen e Polonisë. Për këtë arsye në Poloni e kanë pasur një sy nga ndeshja e mbrëmshme për të parë kundërshtarin e tyre të ardhshëm. Pavarësisht se Egnatia fitoi ndaj islandezëve, çuditërisht, media polake, Sportowy Poznan, kuoton më lartë Breidablik sesa ekipin shqiptar. Sipas tyre, islandezët ishin më të organizuar, ndërsa Egnatia ishte më kaotike, pavarësisht rasteve dhe posedimit...