Këshilli Bashkiak i Tiranës merr vendime kyçe për qytetin, ja çfarë u miratua

Këshilli Bashkiak i Tiranës merr vendime kyçe për qytetin, ja çfarë u miratua

U zhvillua sot (3 prill) mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku janë marrë një sërë vendimesh për ndihmë ndaj njerëzve në nevojë, pensionistëve, por edhe për rijetëzimin e Pallatit të Lojërave me Dorë “Asllan Rusi”. Gjatë fjalës së saj, kryetarja e deleguar e bashkisë, Anuela Ristani tha se për të tretin vit radhazi propozohet mbështetja e detyrimeve për programet DS4, DS5 nga buxheti i bashkisë. Ajo shtoi se është propozuar rritja e fondeve në buxhetin e vitit 2025 për abonentë e studentëve dhe për ato të pensionistëve. Ristani tha se është propozuar dhe përfshirja e projektit, mbështetje për vajzat dhe gratë, viktima të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje me paketë ushqimore.Për muajin shkurt 2025 njësitë administrative kanë përzgjedhur 277 familje, nga...