15 VITE JANE KUFIRI/ BOMBA QË MUND TË TRONDITË APELIN PER DENIMET E HAGES

15 VITE JANE KUFIRI/ BOMBA QË MUND TË TRONDITË APELIN PER DENIMET E HAGES

Një nga pikat më të debatueshme pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë është tashmë edhe mënyra se si janë përcaktuar dënimet. Gazetari Berat Buzhala e cilësoi vendimin ndaj Hashim Thaçit si përtej çdo pritjeje dhe ngriti një pikëpyetje të fortë juridike mbi dënimin 25-vjeçar. Sipas Buzhalës, bëhet fjalë për parimin e ligjit më të favorshëm për të akuzuarin, i njohur në jurisprudencën e Dhomave të Specializuara si lex mitior. Ai argumenton se, për veprat e kryera në vitet 1998–1999, duhet të merret në konsideratë kuadri ligjor që ishte në fuqi në Kosovë në atë periudhë dhe se ligji i atëhershëm jugosllav, pas heqjes së dënimit me vdekje, parashikonte një maksimum prej 15 vitesh burgim. Buzhala iu referua edhe jurisprudencës së mëparshme të Dhomave të...