Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
15 mln € për ushtrinë shqiptare nga BE/ Gonzato: Shqipëria, partnere e qëndrueshme
Miratohet nga ana e Bashkimit Europian paketa e dytë e ndihmës në mbështetje të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, me një shumë totale prej 15 milionë eurosh. Kjo ndihmë vjen në kuadër të Mekanizmit Evropian të Paqes, ndërkohë që Këshilli Europian, në një njoftim tha se paketa synon të forcojë kontributin e Shqipërisë në operacionet e Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes të BE-së, si dhe në koalicionet ndërkombëtare, duke rritur bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Lajmi u bë i ditur në një postim në rrjetin social “X” edhe nga ambasadori i...