15 bashki marrin financime për herë të fundit në 2027, fondet kalojnë te bashkitë e reja pas reformës territoriale

15 bashki marrin financime për herë të fundit në 2027, fondet kalojnë te bashkitë e reja pas reformës territoriale

15 bashki marrin para nga buxheti i shtetit për herë të fundit në 2027-ën. Reforma territoriale pritet të ndryshojë jo vetëm hartën e pushtetit vendor, por edhe mënyrën se si shpërndahen paratë për bashkitë, pasi këto 15 bashki që do të marrin para, do të mund t’i përdorin ato deri në shtator të vitit të ardhshëm, dhe më pas fondet do t’u kalojnë bashkive të reja që do të krijohen në vjeshtën e ardhshme. Bashkitë do të menaxhojnë vitin e ardhshëm një buxhet prej 114 miliardë lekësh, ku gati gjysma e fondeve rreth 56 miliardë lekë është transfertë nga buxheti i shtetit. Prej këtij fondi rreth 6 miliardë lekë u jepen 15 bashkive që pritet të mbeten vetëm qytete në kuadër të reformës së re...