Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Maresca i jep një fanellë si titullar blerjes së re dhe synon finalen e Botërorit për klube
Enzo Maresca ka konfirmuar se Joao Pedro, i blerë vetëm një javë më parë nga Chelsea, është gati të luajë si titullar londinezët në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube kundër Fluminense, sot në mbrëmje. Në fakt, 23-vjeçari debutoi me “Blues” në çerekfinale, duke luajtur 36 minuta në fitoren 2-1 të Chelsea ndaj Palmeiras 2-1. Por këtë herë ai pritet të jetë startues edhe për faktin se do të mungojë Liam Delap, i skualifikuar. “Joao Pedro është gati të luajë si titular. Në ndeshjen e fundit patëm disa probleme dhe gjetëm disa zgjidhje. Joao është gati, por edhe Nicolas Jackson. Sigurisht, do të gjejmë një zgjidhje edhe këtë herë“, tha Maresca. “Mendoj se Joao mund të luajë në të gjitha pozicionet sulmuese për ne....