Pogradec, nis aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Hafesllari: Bizneset u paralajmëruan më parë

Pogradec, nis aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Hafesllari: Bizneset u paralajmëruan më parë

Në qytetin e Pogradecit ditën e sotme ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike nga subjektet të ndryshme të cilat zhvillojmë veprimtari ekonomike. Gjithashtu edhe për lirimin e hapësirave nga mjetet e parkuara gabim. Markel Hafesllari, Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Pogradec tha se aksioni po zhvillohet në kuadër të sezonit turistik dhe se subjekteve më herët i është kërkuar të lirojnë hapësirat publike, por këto të fundit nuk i janë bindur urdhrit të institucioneve dhe për pasojë mëngjesin e sotëm policia bashkiake ka bërë lirimin e detyruar të hapësirave. “Agjencia e Mbrojtjes së territorit ka marrë një aksion për lirimin e hapësirave publike në të gjithë qytetin. Ky do jetë një aksion në vazhdim, i lutem të tërë...