Hamilton sërish kundër Ferrari: Në Silverstone humbën 3-4 pozicione për shkak të strategjisë

Hamilton sërish kundër Ferrari: Në Silverstone humbën 3-4 pozicione për shkak të strategjisë

7 Korrik 2025 12:00 Telesport Gara e zhvilluar të dielën në pistën e Silverstone ishte një shans i mirë për Ferrari për të fituar apo ngjitur në podium, por nuk ndodhi asnjë nga këto. Lewis Hamilton u rendit i katërti, ndërsa Charles Leclerc në vendin e 14-të. Në një fundjavë ku për shkak të kushteve atmosferike situata ishte shpesh kaotike, “kokëkuqja” nuk arriti dot të përfitojë. Duke folur për garën e shtëpisë, Hamilton tha: “Ishte një garë e vështirë që në fillimin e saj”. “Na mungon stabiliteti, veçanërisht në kthesat e ngadalta. Makina rrëshqet, nuk kthehet. Mundohem të ndryshoj diçka me levat, por është shumë e komplikuar”, tha 7 herë kampioni i botës në Formula 1. “Gjithashtu humbëm tre ose katër pozicione vetëm në strategji,...