Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ish-administratori i Bankers dërgohet në burg/ Avokati Çobos kundërshton procedurat hetimore: Në kundërshtim me ligjin
Në një deklaratë për mediat, avokati i ish-administratorit të kompanisë “Bankers Petroleum”, Leonidha Çobo, ka reaguar ndaj masës së sigurisë “arrest me burg” të dhënë nga Gjykata e Fierit ndaj klientit të tij. Ai e cilëson vendimin si të pabazuar ligjërisht dhe në kundërshtim me një proces të rregullt penal. Sipas deklaratës, Çobo ka drejtuar kompaninë gjatë periudhës 2010–2015, ndërsa hetimi i Prokurorisë është bazuar në kontrolle të viteve 2018 e më pas, shumë kohë pasi ai kishte përfunduar detyrën. Gjatë mandatit të tij, thekson avokati, të gjitha investimet dhe pasqyrat financiare janë audituar dhe kontrolluar nga institucionet përkatëse shqiptare, si AKBN dhe Drejtoria e Tatimeve, por edhe nga Gjykata e Arbitrazhit në Paris, e cila ka konfirmuar ligjshmërinë e veprimeve të Bankers. “Prokuroria ka...