Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Prej 4 ditësh pa ujë, banorët e Selitës në Tiranë: Po e blejmë! UKT: Po investojmë në linjat e amortizuara
“Do ta raportojmë sërish ankesën tuaj. Faleminderit.” Të njëjtën përgjigje, banorët e një pallati në zonën e Selitës në Tiranë, e marrin prej 4 ditësh, sa herë që telefonojnë shërbimin e Ujësjellës-Kanalizimeve duke e sinjalizuar se nuk kanë ujë. Rubinetet në apartamentet e tyre janë tharë. “Kemi katër ditë që telefonojmë, por na thonë të njëjtën gjë: do ta raportojmë. Nuk merret asnjë masë konkrete”, thotë një banor. Në rrugën “Hasan Vogli”, banorët thonë se uji në çezma vjen vetëm për pak minuta gjatë dorës, aq sa nuk arrin të mbushë as depozitat. 43 familje të këtij pallati janë të detyruar të blejnë ujë për të përmbushur nevojat bazike. “Me bidonë, kemi bërë ankesa pa fund por kemi 4 ditë pa ujë.” “Nuk dimë si...