“Ndiqte udhëzimet dhe nuk bënte jetë të ç’rregullt”, fizioterapisti i Jotas: Janë thënë shumë gënjeshtra

“Ndiqte udhëzimet dhe nuk bënte jetë të ç’rregullt”, fizioterapisti i Jotas: Janë thënë shumë gënjeshtra

Për gazetën portugeze “Record”, Miguel Goncalves, fizioterapisti i Diogo Jota-s, ka dhënë intervistën e parë pas vdekjes së sulmuesit të Liverpool në një aksident në Spanjë. Goncalves theksoi se Jota ishte një person i cili i ndiqte rregullat dhe udhëzimet, ndërsa shtoi se kohët e fundit ka dëgjuar shumë gënjeshtra. “Kam lexuar gjëra të pavërteta në internet dhe në media. Diogo dhe André nuk ishin duke festuar, nuk kishin një jetë të çrregullt. I përshëndeta atë dhe vëllain e tij André rreth orës 20:30. Vëllai i tij ishte një shoqërues shumë i mirë dhe kishte vendosur të udhëtonte me të, që të kalonin më shumë kohë bashkë. Nuk kishin ndërmend të shkonin në Santander menjëherë. Më tha se udhëtimi do të zgjaste rreth tetë orë,...