Guida britanike sugjeron Shqipërinë/ Vlerësojnë bukuritë e Rivierës dhe..

Guida britanike sugjeron Shqipërinë/ Vlerësojnë bukuritë e Rivierës dhe..

“Plazhet e paprekura dhe rrënojat e lashta historike e bëjnë Shqipërinë një vend pushimi për t’u vizituar.” Ky është sugjerimi i agjencisë më të madhe britanike të udhëtimit “Hays Travel”, e cila shkruan në mënyrë të detajuar se përse pushimet në Shqipëri janë zgjedhja e duhur. Në artikullin e fundit shkruhet se nëse po kërkoni një vend pak më ndryshe për pushimet tuaja të ardhshme në plazh, me një buxhet të përballueshëm, Shqipëria është një destinacion europian në trend, e njohur për vijën bregdetare mahnitëse, malet e thepisura dhe historinë e pasur. Me plazhe të bukura përgjatë Rivierës Shqiptare, vende të lashta si Butrinti dhe qytete të gjalla si Tirana, Shqipëria ofron një përzierje interesante të sharmit mesdhetar dhe shpirtit ballkanik. Perfekte për udhëtarët që...