Procedohen penalisht 5 shtetas në Koman, ushtronin aktivitete fitimprurëse pa regjistrim në tatime…

Procedohen penalisht 5 shtetas në Koman, ushtronin aktivitete fitimprurëse pa regjistrim në tatime…

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në zbatim të planit operacional “Komani”, kanë ushtruar kontrolle në kalatën dhe në liqenin e Komanit, për verifikimin e aktiviteteve që kryhen në këto hapësira. Nga kontrollet u konstatua se: – shtetasi R. N. transportonte vizitorë, me varkë, në liqenin e Komanit, pa e regjistruar këtë aktivitet në organet tatimore;– shtetasit L. M. dhe E. Q., po trasnportonin secili, 50 vizitorë, me varka, në liqenin e Komanit, pa i pajisur ata me kuponë tatimorë për këtë shërbim;-shtetasit Z. D. dhe F. D. kishin zënë një pronë publike dhe e kishin kthyer në vend për parkimin e automjeteve, me pagesë. Në vijim...