“Open Cinema 2025” me filma shqiptarë dhe të huaj, edicioni i nëntë nis nga Gramshi

“Open Cinema 2025” me filma shqiptarë dhe të huaj, edicioni i nëntë nis nga Gramshi

Nga Julia Vrapi “Open Cinema 2025” nis edicionin e nëntë nga Gramshi. Filma, muzikë, artistë dhe kineastë të ftuar do të jenë pjesë e aktivitetit “Open Cinema” në edicionin e nëntë këtë vit. Një aktivitet kombëtar, që vjen edhe me një thirrje për hapjen e kinemave të munguara në vendin tonë. Mbrëmja e parë do të çelet me praninë e regjisorit të njohur Esat Musliu, si dhe të aktorit të dashur për publikun Ndriçim Xhepa. “Open Cinema” që prej vitesh zhvillohet në vendin tonë këtë vit nis nga qyteti i Gramshit më 10 korrik për të vijuar dhe dy mbrëmje me radhë në 11 dhe 12 korrik dhe do të sjellë filma të njohur për publikun. Nën sloganin “Kinemaja shëtitëse nëpër Shqipëri”, “Open Cinema” vazhdon...