Përcillet në banesën e fundit publicisti Dashamir Dini/ Homazhe në nder të tij, miq e kolegë të tronditur

Përcillet në banesën e fundit publicisti Dashamir Dini/ Homazhe në nder të tij, miq e kolegë të tronditur

Të afërm, kolegë, miq dhe drejtues të institucioneve i dhanë lamtumirën e fundit njeriut që për 22 vite kontribuoi me përkushtim dhe profesionalizëm në Radio Shkodra, ku shërbeu si gazetar, kryeredaktor dhe dy herë si drejtor, në periudhën 2000-2003 dhe më pas në vitet 2017-2021. Gazetari, publicisti, poeti, ish-drejtori i Radio Shkodrës dhe RTSH Shkodra, Dashamir Dini, u përcoll për në banesën e fundit. Homazhet u zhvilluan në hollin e institucionit që drejtoi për 7 vite, teksa kontributi i tij në këtë media, I kalon 2 dekadat. “Ishte një njëri sfidant, që dinte me një kurajo të pashoqe të përballojë një tragjedi të madhe familjare. Ishte një sfidant edhe ndaj sëmundjesm që nuk iu dorëzua. Ai ka lënë një gjurmë të pa shlyer”,-tha Gëzim Podgorica,...