Zhvillimet në turizëm në fokus të takimit mes drejtoreshës Çela dhe Khaled ElEnany kandidat për drejtor i UNESCO-s

Zhvillimet në turizëm në fokus të takimit mes drejtoreshës Çela dhe Khaled ElEnany kandidat për drejtor i UNESCO-s

 Zhvillimet në sektorin e turizmit ishin në qendër të diskutimeve në takimin që zhvilloi drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit znj. Zana Çela me z. Khaled ElEnany ish-ministër i Turizmit dhe Antikiteteve të Egjiptit dhe kandidat për Drejtor i Përgjithshëm i UNESCO-s, si dhe Ambasadorin e Republikës Arabe të Egjiptit në Tiranë, z. Hassan Shawky. Në këtë takim, drejtoresha e AKT-së e vuri theksin tek momenti i thellë transformues që Shqipëria po kalon në sektorin e turizmit.  “Vitet e fundit kemi regjistruar një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve ndërkombëtarë, një diversifikim të tregjeve dhe një vëmendje të shtuar ndaj cilësisë së shërbimeve që ofrojmë. Nga brigjet kristal të Jonit dhe Adriatikut, tek Alpet mbresëlënëse në veri, nga qytetet muzeale si Berati...