Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Juventusi siguron bomberin kanadez për sulmin, tani e ka radhën… Osimhen
Juventusi mbylli aventurën në Botërorin për Klube pas humbjes 1-0 ndaj Real Madridit, por gjen ngushëllim te lëvizja e parë e rëndësishme e merkatos verore; afrimi i shumëkërkuar për sulmin, Jonathan David. Gjatë natës, drejtuesit bardhezinj arritën marrëveshjen me sulmuesin kanadez, të lindur në vitin 2000, i cili është i lirë pasi përfundoi aventurën me Lille (16 gola në 32 ndeshje në Ligue 1 dhe 9 gola në 14 ndeshje në Champions League, gjatë sezonit të fundit). Për ta mbyllur gjithçka mbeten vetëm disa detaje të fundit për t’u përcaktuar. Futbollisti, i cili ndodhet me pushime pas eliminimit të kombëtares së tij nga “Gold Cup”, është gati të udhëtojë drejt Italisë për kontrollet mjekësore dhe firmosur kontratën me Juventusin. Për David është parashikuar një kontratë...