Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Akademia e Shkencave dhe Kuvendi i Shqipërisë një veprimtari përkujtimore në nder të shkrimtarit Ismail Kadare
                             Akademikë, shkrimtarë, poetë e më gjerë nderuan shkrimtarin Ismail Kadare në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta. Akademia e Shkencave dhe Kuvendi i Shqipërisë organizuan një veprimtari përkujtimore në nder të shkrimtarit dhe akademikut të shquar Ismail Kadare. Personalitetet kujtuan trashëgiminë që ka lënë Kadareja për letërsinë shqipe, ndërsa vlerësuan figurën dhe kontributin e tij. Kryetari i ASH akad. Skënder Gjinushi, e cilësoi gjeniun e letrave Kadare, si një kryeakademik për nga vlera dhe jehona e veprës së tij, e mirënjohur dhe e vlerësuar ndërkombëtarisht. “Humbja fizike e Kadaresë është padyshim humbja më e madhe letërsisë sonë. Ishte gjithashtu një humbje shumë e madhe e kulturës dhe letërsisë evropiane dhe botërore, e akademizmit shqiptar dhe atij evropian”, u shpreh Gjinushi. Sipas tij, Kadareja do të lexohet...