Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Gjendet në kanal një armë zjarri e mbështjellë me qese plastike, pritet ekspertiza
                            Në fshatin Libonik, në Maliq, është gjetur në një kanal një armë zjarri e ndryshkur dhe jofunksionale. Arma, sipas policisë, ishte e mbështjellë me qese plastike. Ajo u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertizë. “Maliq/ Në fshatin Libonik, në vendin e quajtur “Rruga e varrezave”, është gjetur në kanal, e mbështjellë me qese plastike, 1 armë zjarri e ndryshkur, jofunksionale. Arma e zjarrit do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertizë”, njofton policia.