Manchester United zyrtarizon 3 largimet e para, 5 të tjerë janë duke bërë gati valixhet

Manchester United zyrtarizon 3 largimet e para, 5 të tjerë janë duke bërë gati valixhet

Christian Eriksen, Jonny Evans dhe Victor Lindelof, nga sot nuk janë më lojtarë të Manchester United. Kontratat e tyre janë mbyllur zyrtarisht më 30 qershor. Lindelof do të lërë “djajtë e kuq” pas 8 vitesh. Konfirmimi i largimit të tij erdhi si nga klubi ashtu dhe lojtari, por ende nuk dihet se cili do të jetë destinacioni i 30-vjeçarit. Evans, 37 vjeç, është tërhequr nga futbollit dhe nga sot do të marrë një rol drejtuesi brenda klubit anglez. Ai do të qëndrojë duke punuar si drejtues i huazimeve. E njëjta situatë edhe me Eriksen, që nuk dihet se ku do të luajë. Ndërkohë, situate është e paqartë për shumë futbollistë të tjerë. Tyrell Malacia është ndër lojtarët e Manchester United ende në shitje, që klubi...