Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ernest Muçi gati të kthehet tek Legia, Ardijan Ismajli edhe zyrtarisht lojtar i lirë
Adriatik BALLA Lojtarët e Kombëtares po shqyrtojnë ofertat që kanë marrë në këtë periudhë në treg dhe një pjesë e mirë e futbollistëve e kanë seriozisht lëvizjen, aq sa po interesohen për një kalim të shpejtë. I tillë është rasti i Ernest Muçit i cili shihet jashtë planeve të Beshiktashit, por ende nuk ka gjetur skuadrën e re, megjithëse një kthim te Legia e Varshavës shihet opsion real dhe plotësisht i mundur. Nga ana tjetër, ka dhe lojtarë që po dalin të lirë pasi u ka përfunduar kontrata me klubet e tyre dhe këtu është rasti i Ardijan Ismajlit. Futbollisti ishte në kontratë me Empolin por dje doli lojtar i lirë. Për Armando Brojën ka interesime, deri në Turqi, por lojtari ende nuk është shkëputur...