Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Arkitektura e peizazhit në Shqipëri, një dritare e re hapet për planifikuesit e zhvillimit të qëndrueshëm urban e rural
Nga Adriatik BALLA Sot shkenca dhe kërkimi shkencor kanë hyrë në një fazë intensive zhvillimi që diktohet veçmas nga progresi i jashtëzakonshëm teknologjik dhe përmirësimi i vazhdueshëm i koncepteve, metodave etj, duke sjellë ndihmesë për zgjidhje afatgjata të problemeve në natyrë e shoqëri. Javën e kaluar, pikërisht më 26 qershor, arkitektura e peizazhit në Shqipëri mori një hov të ri dhe e bëri këtë pikërisht nga Akademia e Shkencave. Në fakt, arkitektura e peizazhit nuk është thjesht një term shkencor, por një profesion, madje më shumë se kaq. Nëse në botë kjo fushë po njeh arritje të mëdha, në Shqipëri po bëhen përpjekje për ta ngritur në nivelet që kërkon koha. Pra, arkitektura e peizazhit në Shqipëri nuk e ka përvojën e duhur e ndoshta...