Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Guardiola: Një fitore nuk të çon në Champions, janë ende edhe 8 finale për ne
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, i gëzohet fitores 2-0 që skuadra e tij arriti ndaj Leicester në Premier League. Sukses që afron skuadrën kampion të Anglisë me një vend në Champions League. “Nuk rrezikuam asgjë përveç një rasti në fund. Nuk ishte e lehtë të luanim ndaj një ekipi që mbrohej me 10 lojtarë. Duhet të kishim shënuar golin e tretë për të qenë më të qetë, por jam i kënaqur me paraqitjen e mirë“, tha Guardiola. Duke folur për Champions, ai shtoi: “Kanë mbetur edhe tetë ndeshje, secila prej tyre do të jetë jetike. Pas ndeshjes së vështirë kundër Bournemouth, kishim pak kohë për t’u rikuperuar. Dje na ndihmoi të shënonim herët, por pashë gjëra pozitive“. Guardiola më pas analizoi performancën e Jack...