Rinumërimi i votave të 11 majit 2025 rikthen sloganin e famshëm “bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës”…

Rinumërimi i votave të 11 majit 2025 rikthen sloganin e famshëm “bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës”…

Ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës. Pas rreth një jave proces rinumërimi i mbushur me tensione e akuza në lidhje me lëvizjet e votave ndërmjet kandidatëve, tashmë ky qark ka treguar se rezultati ka mbetur i pandryshuar, si për subjektet politike, edhe për renditjen e kandidatëve. Në një deklaratë për medie nga Pallati i Sportit “Farie Hoti”, anëtarët e KAS Koli Bele e Ledio Braho kanë hedhur poshtë pretendimet për trafik votash, duke theksuar se numri i vogël i lëvizjeve është tregues se kemi të bëjmë me gabime njerëzore. “Procesi ka qenë korrekt dhe ka prodhuar rezultate në kohë reale me nivel transparence. Procesi ka qenë strapacues. Në mënyrë të panevojshme po numërohet nga një administratë civile. Duhet të jemi...