Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
Finale Euro U21/ Sot Angli- Gjermani për trofeun e katërt në histori
Mbrëmja sllovake ofron finalen e U21. Te Gjermania aktivizohen dy lojtarë me gjak shqiptar, Kombëtarja kuqezi kërkon t’i ketë pjesë të saj… Sot në Bratislavë (Štadión Tehelné pole) me fillim orën 21:00 finalja e madhe e Euro U21 ndërmjet Anglisë dhe Gjermanisë për këtë grupmoshë. Kjo finale i është besuar nga UEFA holandezit 34 vjeçar Sander van der Ejik. Një finale e cila pritet të tërheqë vëmendje të madhe pasi të dyja kombëtaret e futbollit nën 21 vjeç mbartin në grup elementë të nivelit shumë të lartë. Emra të tillë si Eliot (Liverpul), Hatçinsen (Ipsuiç), Anderson (Not. Forest) te Anglia apo dy shqiptarët Gruda (Brajton), Vajper (Mainz) e Voltemande te Gjermania tregojnë se ky duel i fundit i kompeticionit aktual i ka të gjitha treguesit...