Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Trump shpall tarifa të reja globale: Shqipëria përfshihet me tarifën bazë prej 10%
Presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur sot një paketë të re tarifash tregtare në atë që e cilësoi “Dita e Çlirimit”, një përpjekje e re për të rivendosur balancën tregtare të Shteteve të Bashkuara me pjesën tjetër të botës.Gjatë një konference të drejtpërdrejtë nga Uashingtoni, Trump njoftoi vendosjen e një tarife bazë prej 10% mbi të gjitha mallrat e importuara, përfshirë ato që vijnë nga vende si Shqipëria, të cilat nuk janë pjesë e ndonjë marrëveshjeje të veçantë tregtare me SHBA-në.Tarifat e reja, sipas Trump, synojnë reciprocitetin tregtar, duke ndëshkuar ato vende që sipas tij kanë përfituar nga tregu amerikan për dekada pa ofruar kushte të barabarta për produktet amerikane.“Sot ne kthejmë drejtësinë në tregtinë globale. Ne nuk do të tolerojmë më padrejtësitë që kanë...