135-vjetori i Osman Myderrizit, tryezë përkujtimore-shkencore në Akademinë e Shkencave
Në 135-vjetorin e lindjes së Osman Myderrizit, Akademia e Shkencave e Shqipërisë organizoi një tryezë përkujtimore-shkencore kushtuar jetës, veprës dhe kontributit të tij në gjuhësi, letërsi, histori dhe kulturën kombëtare. Veprimtaria u organizua nga Komisioni i Përhershëm i Gjuhësisë dhe i Letërsisë dhe u moderua nga prof. dr. Anila Omari, e cila vuri në dukje figurën poliedrike dhe atdhetare të Myderrizit, si një personalitet me kontribute të rëndësishme në arsimin, shkencën dhe kulturën shqiptare. Në tryezë u sollën në vëmendje aspekte të ndryshme të jetës dhe veprimtarisë së tij, përfshirë angazhimin politik e publik, pjesëmarrjen në Parlamentin e parë shqiptar, veprimtarinë si gazetar, mësimdhënës dhe studiues, si dhe periudhat e mërgimit dhe internimit. Referimet shkencore u përqendruan në shumëdimensionalitetin e veprës së Myderrizit, veçanërisht në...
Burimi:
kultplus.com