Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ambasadorja zvicerane: Mbetemi partnerë strategjikë të Shqipërisë në zhvillim dhe integrim
Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, ka kryer sot një vizite në Lin të Pogradecit. Në një deklaratë për mediet, ambasadorja vlerësoi bashkëpunimin mes ekspertëve zviceranë dhe atyre shqiptarë në fushën e arkeologjisë. Ajo theksoi rëndësinë e këtij partneriteti në zbulimin dhe ruajtjen e historisë së liqenit të Ohrit. ““Për ne si ambasadë e Zvicrës në Shqipëri, është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi i ekspertëve të arkeologjisë nga universiteti i Bern me arkeologë të Shqipërisë, me një bashkëpunim që po zhvillohet tashmë prej disa vitesh. Kanë bërë shumë zbulime të rëndësishme për historinë e vjetër të këtij liqeni të vjetër të Ohrit në Pogradec. Për ne është shumë mirë që shohim këtë lloj bashkëpunimi mes ekspertëve, me trajnime të përbashkëta dhe shkëmbim njohurish, që tregon...