Burimi: 
								Argjiroja.net
								
							
                                    Foto © Argjiroja.net                                
                            Reijnders: City zgjedhja e duhur, Milanin do e mbaj në zemër
                            Ish-mesfushori i Milanit, tani te Manchester City, Tijani Reijnders foli për përvojën e tij te kuqezinjtë. “Sigurisht, kam pasur dy sezone të shkëlqyera te Milani, do të mbetet në zemrën time. Kam vetëm ndjenja pozitive për Milanin. E bëra këtë hap për  arsye sportive dhe tani jam i lumtur te Manchester City. Çfarë më tha Ibrahimovic? Ibra ishte i lumtur për mua dhe transferimin tim te Manchester City, por ai do të donte që unë të qëndroja te Milani. Leao? Nuk pata kontakt me të, ai thjesht më uroi për transferimin tim. Tani djemtë janë me pushime, mendoj se do të rikuperohen për të qenë gati për sezonin e ardhshëm”.