Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
Liverpul prezanton Kerkez, ata bëhën…katër
Pas Zheremi Frimpong (29.5 milon paund),Armin Pechi (1.5 milion paund) dhe Florian Virtz (116 milion paund), Liverpuli ka konfirmuar nëpërmjet kanaleve të tij zyrtare nënshkrimin e mbrojtësit hungarez Milos Kerkez. Lojtari i lindur në vitin 2003 largohet nga Bournemouth për 40 milionë paund. Ja deklarata zyrtare e Liverpul Mbrojtësi i majtë i është nënshtruar vizitave mjekësore dhe ka rënë dakord për një kontratë afatgjatë me kampionët e Premier League në Qendrën e Trajnimit AXA. Kerkez bëhet mbërritja e fundit dhe vjen menjëherë pas njoftimit të mbërritjes së Florian Wirtz të premten e kaluar. Ai largohet në Anfield pas dy sezoneve mbresëlënëse në Angli me Bournemouth, për të cilin bëri 74 paraqitje, shënoi dy gola dhe regjistroi tetë asiste. Karriera e 21-vjeçarit si senior filloi me...