FOTOLAJM / Jared Kushner dhe Ivanka Trump vizitojnë Vlorën

FOTOLAJM / Jared Kushner dhe Ivanka Trump vizitojnë Vlorën

Vajza e Donald Trumo, Ivanka, ndodhet në Vlorë së bashku me bashkëshortin e saj Jared Kushner dhe tre fëmijët e tyre. Ata kanë eksploruar gjirin e Vlorës me jaht, kanë konsumuar darkë me ushqime deti dhe tradicionale shqiptare, si dhe kanë shijuar perëndimin e diellit mbi ishullin e Sazanit. Ata edhe kanë pozuar me shefin e kuzhinës të lokalit ku kanë drekuar. Vizita është shoqëruar me masa të shtuara sigurie, me mbi 100 forca në gatishmëri. Qëllimi i vizitës lidhet me një projekt madhor turistik që Kushner planifikon në ishullin e Sazanit. Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar statusin e investitorit strategjik për kompaninë “Atlantic Incubation Partners LLC”, të lidhur me Kushnerin, për ndërtimin e një resorti luksoz. Investimi kap vlerën e 1.4 miliardë eurove...