Botërori i mbyllur për talentin e City, dëmtohet rëndë pas golit dhe do të mungojë deri në fund të turneut

Botërori i mbyllur për talentin e City, dëmtohet rëndë pas golit dhe do të mungojë deri në fund të turneut

26 Qershor 2025 11:58 Telesport Juventus dhe Manchester City do të luajnë sot në mbrëmje ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Botërorin për klube. Për “citizens” do të mungojë talenti argjentinas Claudio Echeverri, i ardhur nga River Plate. Ai dëmtoi kyçin e këmbës në fitoren 6-0 ndaj Al Ain, ku shënoi edhe një gol të shkëlqyer nga goditja e dënimit kundër ekipit të Emirateve të Bashkuara Arabe. Echeverri u largua me paterica dhe nuk ishte më në gjendje të stërvitej. Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka zbuluar se 19-vjeçari Claudio Echeverri do të mungojë për dy ose tre javë. Kjo do të thotë se argjentinasi mund të humbasë pjesën tjetër të Kupës së Botës për klube. “Ai ka disa probleme me kyçin...