Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Si të trajtoni të djegurën nga dielli
Më në fund vera duket sikur ka nisur me të vërtetë. Njerëzit po i gëzohen më shumë plazhit dhe ditëve të nxehta, një gëzim që gjithësesi shoqërohet me rrezikun e djegies nga dielli. Të gjithë e kemi provuar atë ndjesinë e përcëllimit të lëkurës dhe dhimbjen e saj edhe qoftë nga një prekje e lehtë. Nevoja për një zgjidhje urgjente është e madhe, sidomos për faktin se në shumë raste djegia nga dielli mund të jetë aq e parehatshme sa të ndikojë në aktivitetin tuaj ditor ose në gjumin e natës. Në Shqipëri, këshilla e amvisave është gjithmonë kosi, ndjesinë e freskisë të të cilit e kemi provuar të gjithë mbi shpinë. Kosi ama nuk është i vetmi. Në këtë artikull do të mësoni se...