Burimi:
Lajme.al

Foto © Lajme.al
Berisha zhduk nenin që detyron kryetarin të largohet pas humbjes: Zgjedhje farse
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër këtë të martë, duke publikuar pamje të reja që sipas tij vërtetojnë manipulime dhe parregullsi serioze në zgjedhjet e 11 majit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha akuzon komisionerët zgjedhorë për përfshirje në veprime kriminale që deformuan vullnetin e qytetarëve. “Ja, shiheni këtë vajzën, kriminele elektorale, komisionere në detyrë. Shikoni se çfarë bën, një nga një shkon dhe voton me zgjedhësit. Komisionerja kontrollon çdo votë,” shprehet Berisha, duke komentuar pamjet e publikuara. Ai vijon më tej: “Edhe ky komisioner kontrollon çdo votë. Pra, votojnë komisionerët. Vazhdojnë kontrollin… voton për të. Tani fut edhe ndonjë tjetër vetë ky. Tani komisioneri. Dy fletë…” Sipas Berishës, këto veprime përfaqësojnë vetëm një pjesë të vogël të asaj që ai...