Babai i Granit Xhakës e konfirmon: Po, Milani e do. Taren e vlerësoj shumë

Babai i Granit Xhakës e konfirmon: Po, Milani e do. Taren e vlerësoj shumë

Gjatë konferencës për shtyp ditës së djeshme, i pyetur për Xhakën dhe Jasharin, dy objektiva të deklaruar të merkatos së Milanit, drejtori sportiv Igli Tare u shpreh: “Pika e nisjes është se mesfusha do të jetë reparti ku do të ndërhyjmë më shumë. Kjo është diçka që e kemi analizuar me trajnerin, duke parë profilet dhe karakteristikat që i duhen kësaj skuadre. Emrat që përmenden janë alternativa, lojtarë me shumë vlerë, por në fund duhet të bëjmë zgjedhjen e duhur në bazë të asaj që na nevojitet. E konsiderojmë të rëndësishme ta rrisim cilësinë e lojës së skuadrës”. Ndërkohë, Ragip Xhaka, babai i Granit Xhakës, mesfushorit të Bayer Leverkusen dhe objektivit kryesor të Milanit për mesfushën, ka folur për të ardhmen e të birit në...