Chivu shkund Interin: Harroje finalen e Mynihut, ndryshe nuk ecim dot përpara

Chivu shkund Interin: Harroje finalen e Mynihut, ndryshe nuk ecim dot përpara

Interi luan mundësinë për të kaluar në Botërorin e Klubeve kundër River Plate. Zikaltërit e Cristian Chivu do të zbresin në fushë, në “Lumen Field” të Seattle, të mërkurën e 25 qershorit, në orën 18:00 lokale (ora 03:00 e mëngjesit të 26 qershorit në Shqipëri). Një fitore do t’i çonte në vendin e parë të grupit E, duke kaluar pikërisht “millionarios”. Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri rumun theksoi rëndësinë e sfidës: “Ne kemi ardhur këtu me mentalitet të qartë, i trajtojmë të gjitha ndeshjet me seriozitet. Pas ndeshjes së parë ndoshta pati pak pesimizëm, por me energjitë tona do të bëjmë maksimumin dhe do të ecim përpara”. Trajneri rumun, duke prezantuar sfidën ndaj River Plate, nuk përdori fjalë të zbukuruara, por përshkroi edhe...