Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
La punën si mësues për të marrë pjesë në Botëror, lojtari i ekipit gjysmë-profesionist i shënon gol Boka Xhuniorsit
Kristian Grei ka përjetuar sot një nga çastet më të bukura të jetës së tij. Lojtari ushtron profesionin e mësuesit në Zelandën e Re dhe kërkoi leje nga punëdhënësi i tij për të qenë pjesë e Botërorit të Klubeve në SHBA. Ky ishte vendimi i duhur i Greit, i cili shënoi golin e parë në këtë kompeticion për Okland Sitin. Skuadra nga Zelanda e Re është gjysmëprofesioniste dhe në dy përballjet e para, kundër Bajernit të Munihut dhe Benfikës, është larguar nga fusha e mposhtur me goleadë. Por e kundërta po ndodh sot. Megjithëse përballë kanë një nga ekipet më historike të Amerikës së Jugut, Boka Xhuniorsin, zelandezët ia kanë arritur të barazojnë rezultatin. Grei tundi rrjetën me kokë në minutën e 52-të dhe i...